Drejtori i Forumit për marrëdhënie etnike, Dushan Janjiq, është deklaruar në lidhje me largimin e pjesëtarëve serbë nga FSK-ja.
Në mediat serbe është raportuar se Janjiq ka thënë se largimi i pjesëtarëve serbë nga Forca e Sigurisë së Kosovës nuk e pengon formimin e ushtrisë së Kosovës.
Sipas tij, është e dëshirueshme që në ushtrinë e ardhshme të Kosovës të ketë përfaqësues të komuniteteve, por jo serbë.
Rreth 40 pjesëtarë të FSK-së të komunitetit serb janë larguar nga FSK-ja pas presionit nga Beogradi.