Siç raporton “A2”, Prokuroria ka marrë dokumentin në të cilin është thënë se analizat laboratorike, pas marrjes së mostrave të hekurit dhe betonit, kanë treguar se betoni i përdorur nga ndërtuesit ka qenë disa herë më i dobët se cilësia e duhur lidhur me rezistencën.
Probleme janë konstatuar edhe me kolonat mbajtëse të ndërtesave, të cilat janë konstatuar se nuk kanë pasur dimensionet dhe sasinë e duhur të hekurit, çka ka sjellë edhe dëmtimin e tyre nga lëkundjet e tërmetit, shkruajnë mediat shqiptare, përcjell albinfo.ch.
Tani pritet që të zgjerohen hetimet dhe priten disa arrestime, sipas raportimit.
Gjithashtu, Prokuroria e Durrësit ka kërkuar studimet e Institutit të Gjeoshkencave për zonën e Durrësit për zonat që janë përcaktuar si me lëkundje dhe sa është zbatuar ky studimin në lejet e ndërtimit që është dhënë për pallatet e dëmtuara. Por sipas raportimit, shumica e ndërtimeve që kanë pësuar dëmtime janë të vjetra dhe të amortizuara.