Dhjetëra qytetarë durrsakë, nxënës dhe studentë, kanë vizituar dje anijen ushtarake turke “TCG BAYRAKTAR L 402”, e cila është vendosur në një nga kalatat e portit të Durrësit, përcjell albinfo.ch.
Siç ka njoftuar Autoriteti Portual i Durrësit, vizitorët të shoqëruar në hyrjen e portit edhe nga forcat e sigurisë portuale, FSPD, kanë vizituar mjediset e anijes ushtarake turke.
Anija ushtarake “TCG BAYRAKTAR L 402”, pjesë e Marinës Turke, mbërriti ditën e martë paradite në portin e Durrësit.
“Anija ushtarake me gjatësi 138.7 m dhe tonazh 7370 tonë, është akostuar në një nga kalatat e portit, ndërsa APD ka marrë të gjitha masat për qëndrimin e saj në portin më të madh të vendit”, njofton APD.