Mbrojtësi shqiptar, Riza Durmishi ka marrë sërish ftesën për të përfaqësuar Danimarkën në kualifikimet për Botërorin “Rusia 2018”.
Danimarka do të luajë me Poloninë dhe Armeninë në dy ndeshjet e ardhshme në Grupin E, ndërsa 23-vjeçari i Betisit nuk mungon në listën e të ftuarve.
Pas gjashtë ndeshjeve deri tani, Danimarka ka 10 pikë dhe lufton me Malin e Zi për pozitën e dytë të grupit. Edhe Mali i Zi ka 10 pikë, ndërsa Polonia është e para me 16.