Ekonomitë familjare të Zvicrës gjatë vitit 2011 kanë shpenzuar rreth 310 milionë franga më shumë se një vit më parë për blerje të ushqimit në shtetet matanë kufirit. Këtë shifër e ka bërë të ditur instituti për hulumtime konjunkturale i Bazelit BAK.
Për këtë arsye, sipas BAK, rritja nominale e qarkullimit që ka pasur shitja e artikujve ushqimorë gjatë vitit 2011 është për 0.6% më e vogël se në viti 2010.
Ndërkohë, sa u përket mallrave jo ushqimore BAK vlerëson se në vitin 2011 do të ketë një rritje reale të qarkullimit prej 1.1%.
Ndërsa i gjithë asortimenti i mallrave të shitjes me pakicë sipas BAK do të ketë zbritje çmimi prej 0.8% krahasuar me viti 2010.