I bënë ballë plumbave të armikut e vazhdojnë të qëndrojnë në këmbë ndonëse me vështirësi ngase gjendja e Kullave të rezistencës dita ditës po keqësohet.
“Realisht gjendja e kullave nuk është e mirë. Jo pse nuk ka pasur interesim nga shteti por pasi prioritetet nuk ishin caktuar me kohë dhe nuk është investuar fillimisht në ruajtjen dhe konservimin e shtëpive të rezistencës”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Bislim Zogaj.
Për restaurimin e kompleksit memorial “Adem Jashari” qeveria vitin e kaluar pati themeluar një komitet ndërministror puna e të cilit u pezullua me dorëheqjen e qeverisë, transmeton RTV Dukagjini, përcjell albinfo.ch