Këngëtarja e njohur shqiptare, Dua Lipa po vazhdon me suksese në skenën ndërkombëtare.
Dua është e para femër në histori që ka tre këngë që janë dëgjuar mbi 800 milionë herë në Spotify.
23-vjeçarja e ka arritur sukses me këngët “New Rules”, “One Kiss” dhe “IDGAF”, përcjell albinfo.ch.
Lipa është duke punuar me albumin e ri dhe shumë shpejt do të publikojë projektet e reja. Pothuajse të gjithë këngët e saj janë hite dhe në top lista evropiane e botërore.
Në muajin shkurt, Dua u bë e para shqiptare që fitoi dy çmime Grammy, eventi më i rëndësishëm muzikor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.