Këngëtarja kosovare Dua Lipa po vazhdon të shënojë suksese me hitin “New Rules”.
Pas shumë sukseseve nëpër Evropë, Lipa tani ka siguruar një vend në top-dhjetëshe të zhanrit pop në top-listën e “Billboard”, transmeton Albinfo.ch.
Ajo ka arritur të dalë në pozitën e nëntë nga e 11-a sa ishte javën e shkuar. Sipas “Billboard” kënga e saj shënoi rritje 13 për qind te dëgjuesit në SHBA.
Në top-100 këngët, “New Rules” tani është e 17-a.