Me gjithë se nuk do të jetë pjesë e kremtes së një dekade shtet të Kosovës, këngëtarja e mirënjohur Dua Lipa nuk ka harruar t`i urojë bashkatdhetarët e saj në ditën e pavarësisë.
Ajo ka thënë se është krenare që është shqiptare. Dua Lipa në urimin e saj ka zbuluar edhe një sekret duke thënë se “shihemi këtë vit”. “Urime t’gjithve 10 vjetorin e pavarësisë! Shpresoj që të festojmë edhe shumë e shumë përvjetorë së bashku. Kaloni sa ma mirë në këto dite të festës. Jomë shumë krenare që jomë Shqiptare. Urime dhe gëzuar. Ju dua. Shihemi këtë vit ————————— Happy 10th birthday Kosova! I hope we spend many many more anniversaries together. Have the best time on these wonderful days of celebration. I am so proud to be Albanian. I love you. See you later in the year
#KOSOVA10″, ka shkruar Lipa në rrjetet sociale.
