Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, me 2 çmime ‘Grammy’ dhe me një numër klikimesh shumë të lartë, nuk ka dyshim që është një nga artistet më të suksesshme nëpër botë.
Së fundmi, këngëtarja shqiptare ka publikuar një foto, ku zbulon se albumi i saj i parë me titull ‘Dua Lipa’, është një nga albumet më të suksesshme në botë, i cili ka thyer rekorde klikimesh.
Albumi gjithashtu ka arritur të shesë 3.5 milionë kopje në gjithë botën, ndërsa ‘New Rules’ dhe ‘IDGAF’ janë kthyer në hite të padiskutueshme.
