Pak ditë pasi mbajti një koncert në Prishtinë, këngëtarja kosovare me famë botërore Dua Lipa ka njoftuar për një lajm të mirë.
Ajo në rrjetet sociale ka ndarë me ndjekësit lajmin për suksesin e saj të radhës që ka hyrë në histori.
Dua Lipa është bërë femra e parë dhe e vetme që kryeson në aplikacionin “Spotify” me katër këngët e saj, gjë e cila nuk ka ndodhur asnjëherë deri tash, përcjell albinfo.ch.