Skip to content

Dua Lipa reklamon Porschen elektrike

Dua Lipa ka bërë të ditur sërish se do të reklamojë Porschen elektrike, përcjell albinfo.ch. Që nga prezantimi me veturat në Los Angeles e deri te paraqitja e saj e parë zyrtare në një ngjarje të organizuar nga brendi në Singapor, lidhja në mes të këngëtares dhe markës ka qenë e fortë dhe e menjëhershme. […]

Dua Lipa ka bërë të ditur sërish se do të reklamojë Porschen elektrike, përcjell albinfo.ch.

Që nga prezantimi me veturat në Los Angeles e deri te paraqitja e saj e parë zyrtare në një ngjarje të organizuar nga brendi në Singapor, lidhja në mes të këngëtares dhe markës ka qenë e fortë dhe e menjëhershme.

Tani, kreativiteti i saj po shfaqet edhe në një tjetër mënyrë, pasi ajo ka bërë regjinë e reklamës për modelin e veturës elektrike të Porsches, Macan, ku edhe aktron.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Lipa përmes llogarisë së saj në rrjetin social Instagram, ku e ka postuar reklamën.

Për krijimin e këtij projekti, Lipa ka bashkëpunuar me regjisorin francez, Clement Durin, i cili njihet për punën në videoklipin e këngës “Happy”, të këngëtarit Pharell Williams.

Rezultati i punës se shqiptares dhe francezit u vlerësua nga marka, e cila në webfaqen zyrtare ka lansuar reklamën.