Këngëtarja shqiptare me famë botërore shqiptare, Dua Lipa, ka bërë thirrje për ndaljen e luftimeve në Gaza.
“Djegia e fëmijëve të gjallë nuk do të mund të justifikohet kurrë. E gjithë bota po mobilizohet të ndalet gjenocidi i Izraelit. Ju lutem tregoni solidaritetin tuaj me Gazën. Të gjithë sytë kah Rafah”, ka shkruar në InstaStory Lipa.
Ky postim i këngëtares vjen pasi Izraeli intensifikoi sulmet në Gaza.