“Be the one”, “Blow Your Mind,”Hoter than Hell”, “Just Dance”, janë vetëm disa prej hiteve të cilat Dua Lipa i publikoi gjatë muajve që lamë pas.
Por, këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare nuk e ka ndërmend të ndalet, pasi që ajo ka publikuar edhe këngën më të re me videoklip “Room for 2”.
Ndryshe nga këngët e mëhershme të cilat ishin ritmike, kjo këngë është një baladë R&B dhe bazohet në një tematikë sociale.
Ajo ka paralajmëruar se kjo këngë do të jetë edhe njëra nga këngët e albumit të saj të parë që do të lansohet vitin tjetër, pikërisht në shkurt të vitit 2017.