Këngëtarja kosovare Dua Lipa, e cila karrierën po e zhvillon në Britani të Madhe, duket se ka bërë për vete shumë dëgjues të muzikës.
Me albumin e saj të parë Dua po udhëheq shumë top-lista, ndërsa për pak kohë arriti të rrëzonte nga froni edhe këngëtaren me famë botërore, Adele.
Pak ditë pasi ajo njoftoi për turneun e saj që do ta mbajë në Britani të Madhe, Lipa ka thënë se kanë mbetur vetëm pak bileta pa u shitur, përcjell Albinfo.
“Një sasi e limituar e biletave të mbetura për turin në Britani të Madhe 2018”, ka shkruar ajo në rrjetin social Instagram.
Dua Lipa ka mbajtur turne edhe në SHBA.