Pas konfirmimit se do të performojë më 21 shkurt në ceremoninë e njohur të çmimeve muzikore “Brit Awards”, këngëtarja me prejardhje kosovare, Dua Lipa, ka thënë se kjo është ëndërr e bërë realitet.
Sot u publikuan emrat e parë të yjeve që do të performojnë në këtë ceremoni, me Dua Lipën e përzgjedhur pas suksesit e madh që pati sivjet me albumin debutues “Dua Lipa”, shkruan Albinfo.ch.
“Nuk mund ta besoj. Ëndërr e bërë realitet!!! Do të performoj në ‘Brit Awards’ më 21 shkurt”, ka shkruar ajo në Instagram.