Artistja shqiptare, Dua Lipa, përmes rrjetit të saj social Instagram me rastin e 15-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës ka vendosur që të rikthejë vëmendjen te rëndësia e liberalizimit të vizave.
Dua ka shpërndarë postimet e llogarisë zyrtare të Republika Agency, në të cilën rikthehet kampanja e krijuar gjatë festivalit të vitit që lamë pas të “Sunny Hill”, me moton “Set Me Free (Më lërë të lirë)”.
Në postim tutje thuhet se liberalizimi i vizave për Kosovën mbetet një premtim i papërmbushur që nga viti 2011 dhe teksa propozimi i Bashkimit Evropian është në pritje, bashkë me të është edhe liria e lëvizjes për qytetarët.
Theksojmë që Dua shpërfaq krenari prejardhjen e saj dhe në festat kombëtare nuk mungojnë asnjëherë urimet e saj.

