Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa, po hap një kapitull të ri në karrierën e saj, duke u përfshirë në industrinë e filmit. Burime nga Hollywood bëjnë të ditur se artistja është në bisedime për një rol në një projekt të ri filmik, i cili pritet të nisë xhirimet gjatë këtij viti, përcjell albinfo.ch.
Pas debutimit të saj në filmin “Barbie”, ku interpretoi personazhin e “Mermaid Barbie”, producentë të ndryshëm e konsiderojnë Lipën një emër tërheqës për projekte që kombinojnë muzikën dhe kinemanë.
Edhe pse detajet e projektit nuk janë publike, mediat e industrisë, përfshirë Variety, raportojnë se Lipa po shqyrton disa oferta për filma muzikorë dhe komedi romantike, duke theksuar angazhimin e saj për të zgjeruar praninë në ekranin e madh.