Këngëtarja kosovare me famë botërore, Dua Lipa, ka uruar Pavarësinë e Kosovës.
Në rrjetin social në Instagram, Lipa ka publikuar një fotografi, ku shihet me shumë flamuj të shtetit të Kosovës.
“Nga Kosova drejt botës. Urime dita e Pavarësisë!! Ju duaaa”, ka shkruar Lipa.
Gjithashtu, këngëtarja Lipa është njëra ndër të vetmet shqiptare që në garat e Grammys Awards disa ditë më parë rrëmbeu dy çmime Gramy.
Ajo u nominua për artisten e re të vitit.
