Dua Lipa shihet në një fotografi të rrallë në vitin 2001. Ajo tani është një vajzë e bukur, atraktive dhe mjaft simpatike.
Por duket se e tillë ka qenë gjithmonë. Në një fotografi që ajo ka publikuar në profilin e saj në Instagram, Dua ka të njëjtën ëmbëlsi me të cilën shfaqet edhe sot.
Ajo ka lindur më 22 gusht në vitin 1995 në Londër, transmeton albinfo.ch.
Prindërit e saj ishin vendosur atje pasi që migruan nga Prishtina në vitin 1990. Ajo ka ndjekur shkollën “Sylvia Young Theatre School” më kohë të pjesshme, para se prindërit e saj të riktheheshin përsëri në Kosovë në vitin 2008.
Pasi që mbushi 14 vjet ajo filloi që të këndonte këngët e të tjerëve dhe u bë e njohur me postimin e tyre në YouTube.

