“New Rules” ishte kënga që i solli sukseset më të mëdha deri tash këngëtares kosovare me famë botërore, Dua Lipa.
Ajo tani ka arritur në shifrën e një miliard klikimeve vetëm në YouTube.
Kjo shifër i ka sjellë Dua Lipës një tjetër sukses të jashtëzakonshëm, transmeton Albinfo.ch.
Ajo thotë se është bërë këngëtarja më e re që ka arritur shifrën e një miliard klikimeve në një video.