Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka kënduar 11 këngët e saj më të mira të përcjella me një orkestër të madhe në skenën gjigante në “Royal Albert Hall” të Londrës, përcjell albinfo.ch.
Koncerti erdhi me interpretimin e një orkestre dhe paraqitjen surprizë nga Elton John.
Lipa këndoi 11 këngët e saj të albumit të fundit, pesë prej të cilave u luajtën drejtpërdrejt për herë të parë ndonjëherë.



