Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, vetëm pak ditë pasi dha spektakël në Kiev, është fotografuar me ish të dashurin e saj, Isaac Carew, jashtë Soho House në Londër, të mërkurën.
Tabloidët britanikë shkruajnë se Dua theu zemrat e shumë vajzave me këngën e saj “New Rules”, pra thonë se këngëtarja tregoi se dashuria e vërtetë i thyen rregullat. 22-vjeçarja ka rindezur romancën me ish të dashurin e saj, duke thyer çdo rregull të këngës së saj, përcjell albinfo.ch.
Dua u nda nga Paul Klein, me të cilin kishte 5 muaj lidhje, për t’u rikthyer me Carew.