Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa, po vazhdon me suksese në arenën ndërkombëtare.
Ajo ishte e ftuar në ceremoninë e ndarjes së çmimeve ‘BAMBI’, që u zhvillua në Gjermani, shkruan albinfo.ch.
Në këtë ceremoni kishte shumë mysafirë special, që shënon edicionin e 70-të të festivalit më të vjetër në Gjermani, siç është “BAMBI Awards”.
Dua ka dhuruar një performancë spektakolare në skenën e “BAMBI Awards”, duke interpretuar live një nga hitet e saj më të fundit.
Ajo po ashtu është shpërblyer edhe me një çmim mjaft të rëndësishëm në këtë mbrëmje, atë për “muzikën më të mirë internacionale”.
Këngëtarja shqiptare u ngjit në skenë për të marrë trofeun e artë të Bambit, që njëherësh është e para që merr në një spektakël si ky.
Shpërblimet:
Aktorja më e mirë gjermane – Paula Beer
Aktori më i mirë gjerman – Sebastian Koch
Çmimi i përzgjedhur nga publiku – Michael Schulte
Komediani më i mirë – Luke Mockridge
Çmimi “Our Earth” – Sebastian Copeland
Çmimi për arritje jetësore – Liselotte Pulver
Çmimi për heroizëm – Christine Wagner-Behrendt, Markus Behrendt
Sportisti më i mirë – Claudio Pizarro
Çmimi special i jurisë – Patrick Lange
Muzikanti më i mirë gjerman – Mark Forster
Aktorja më e mirë internacionale – Penelope Cruz
Çmimi legjendar – Rod Sterart
Çmimi “surprizë” nga BAMBI – Thomas Gottschalk
Çmimi për muzikën më të mirë internacionale – Dua Lipa.