Këngëtarja e famshme botërore me origjinë nga Kosova, Dua Lipa, mbrëmë performojë para publikut zviceran, në Cyrih, ku shumë të pranishën ishin shqiptarë me banim në Zvicër, shkruan albinfo.ch.
Dua Lipa elektrizoi skenën e Hallenstadion Zürich, ku argëtoj mbi 13 mijë persona, që shumica e tyre ishin shqiptarë.
Dua Lipa zakonisht shquhet për shfaqjet e saj mbreslënëse, mirëpo mbrëmë solli atmosferë që nuk ishte parë asnjëherë në sallën e Cyrihut.
Kujtojmë se ajo u prezantua para disa dite me shumë sukses në turneun në shtetin e Gjermanisë, para publikut të Berlinit, Hamburgut, Köln-it dhe Mynih-ut. /Albinfo.ch

