Dy këngëtaret me prejardhje shqiptare, Dua Lipa dhe Bebe Rexha, po shijojnë ditët më të mira të suksesit në Amerikë.
Në përditësimin më të ri të top-listës prestigjioze të “Billboardit” ato renditen në mesin e 11 këngëve më të mira, transmeton Albinfo.ch.
Në javën e fundit të dyja shijuan rritje nga një pozitë.
Dua Lipa është e shtata me “New Rules”, teksa Bebe Rexha me “Meant to Be” është e 11-a.
Përpos me “New Rules”, Dua Lipa është në top-100 edhe me këngën më të re “IDGAF” që është e 93-a.