Dy këngëtaret shqiptare me famë botërore, Dua Lipa dhe Bebe Rexha, po shijojnë javën më të suksesshme në SHBA.
Së bashku ato kanë arritur që me këngët e tyre hit të futen në top-dhjetë të top-listës së Billboardit, transmeton Albinfo.ch.
Dua Lipa është e gjashta me “New Rules” duke u ngjitur për një pozitë nga java e shkuar, teksa Bebe Rexha me “Meant to Be” është e nënta duke u ngritur për dy pozita.