Skip to content

Dua Lipa dhe Versace lansojnë koleksionin

Dua Lipa ka qenë prej kohësh një muzë për “Versace”. Ajo hapi dhe mbylli sfilatën Pranverë 2022 në Milano dhe ishte imazhi i fushatës Dimër 2021. Shpesh ajo është fotografuar në krah të Donatella Versace dhe ka parakaluar me fustane “Versace” në tapetin e kuq. Dua dhe Donatella e kanë çuar bashkëpunimin e tyre një […]

Dua Lipa ka qenë prej kohësh një muzë për “Versace”. Ajo hapi dhe mbylli sfilatën Pranverë 2022 në Milano dhe ishte imazhi i fushatës Dimër 2021. Shpesh ajo është fotografuar në krah të Donatella Versace dhe ka parakaluar me fustane “Versace” në tapetin e kuq. Dua dhe Donatella e kanë çuar bashkëpunimin e tyre një hap më tej.

Dua njoftoi në rrjete sociale se ka bashkëdizenjuar një koleksion për Versace, “La Vacanza”, i cili u prezantua në Kanë. Këtij koleksioni i është gëzuar pa masë Donatella Versace, e cila ka një miqësi të ngushtë me Duan. Për Donatellen, Dua është supermodelja, superdizajnerja e “Versaces”.

https://www.versace.com/international/en/home/?fbclid=IwAR3GtjP-UnJ2lPZ-SWhhSO-RCtXnldK_NOS17NWucR0XCl81ZXCUQOH699w