Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa ka fituar çmimin për Artisten më të mirë britanike. Ky ishte çmimi i saj i parë në Brit Awards, përcjell albinfo.ch.
Dua Lipa është e nominuar në pesë kategori, ndërsa fitoi çmim qysh në kategorinë e parë ku ishte nominuar.
Pasi mori çmimin, këngëtarja me prejardhje shqiptare, ka falënderuar familjen dhe bashkëpunëtorët e saj, ndërsa ka shtuar se është krenare që femrat janë duke fituar përherë e më shumë çmime të rëndësishme.