Dy këngëtare shqiptare, Rita Ora dhe Dua Lipa janë nominuar për çmime në ceremoninë e sivjetme të MTV EMA.
Rita, edhe pse do të udhëheqë ceremoninë më 12 nëntor, është e nominuar për “Best Look”, bashkë me Dua Lipën, e cila është pjesë edhe e nominimeve për “Artistin më të mirë të ri”.
Sa i përket nominimeve në total prin Taylor Swift me gjashtë nominime, ndërsa Shawn Mendes, Ed Sheeran e Kendrick Lamar vijnë prapa me nga pesë, respektivisht katër nominime, shkruan Albinfo.