Ministri shqiptar i Mbrojtjes, Niko Peleshi tha se bashkëpunimi me Gardën Kombëtare të New Jersey-t është thelbësor në modernizimin e Forcave të Armatosura.
“Ushtarakët shqiptarë po trajnohen nga kolegët e tyre amerikanë për përdorimin dhe mirëmbajtjen e dronëve të rinj ushtarakë, të cilët rrisin ndjeshëm kapacitetet operacionale të Forcave tona të Armatosura”, transmeton Albinfo.ch.