Në vendet evropiane, çmimet e ilaçeve gjenerike janë mesatarisht 45.2 për qind më të lira se në Zvicër, sipas një studimi të ri të kryer së bashku nga Santésuisse dhe Interpharma, transmeton albinfo.ch.
Niveli i çmimit të ilaçeve të mbrojtura nga patenta është mesatarisht 6.9 për qind më i ulët në Evropë sesa në Zvicër, ndërsa përgatitjet origjinale, patenta e të cilave ka skaduar, kushtojnë 11.5 për qind më pak jashtë vendit. /Albinfo.ch