Lëkundjet janë ndjerë në tërë Zvicrën, sipas Shërbimit Sizmologjik të Zvicrës
Shërbimi Sizmologjik i Zvicrës në ETH Cyrih ka regjistruar një tërmet në kantonin Schwyz, 7 km në veri-lindje të KlausenPass.
Tërmeti ka ndodhur sonte rreth orës 21:12:07 (sipas kohës lokale) me një magnitudë prej 4.7 të shkallë të Rihterit, përcjell albinfo.ch.
Policia kantonale e Schwyzit ka bërë të ditur se ka pranuar me dhjetëra thirrje telefonike të banorëve të shqetësuar, ndërsa nuk është raportuar për njerëz të lënduar.