Një gol i bukur nga goditja e dënimit. Një gol edhe më i bukur me goditje të saktë nga rreth 35 metra largësi dhe paraqitjet e fantastike në pesë ndeshjet e para të kampionatit kanë bërë që mbrojtësi Ibrahim Dresheviq të hyjë në formacionin e muajit gusht në Eredivisie.
Faqja zyrtare e kampionatit holandez ka publikuar formacionin e muajit gusht, pjesë e të cilit është edhe mbrojtësi i kombëtares së Kosovës, Dresheviq që mbron ngjyrat e Heerenveenit, transmeton Koha.net, percjell Albinfo.ch
Në këtë edicion Dresheviq ka ndihmuar skuadrën me dy gola. Ekipi i muajit dominohet nga Ajaxi, që ka katër lojtarë, e nga dy kanë Twente e Heerenveeni.
https://www.youtube.com/watch?v=SgtWKUaeMbY