Një fotograf ka shpërndarë imazhet e një dreri të bardhë që e kishte fotografuar në një shëtitje në veri të Norvegjisë.
Mads Nordsvee, 24-vjeçar, nga Oslo, ishte me shoqëri kur e ka parë drerin, të cilin e ka fotografuar dhe tashmë këto fotografi janë shpërndarë në internet, ku kanë bërë bujë të madhe, shkruan albinfo.ch.
Renat e bardha konsiderohen shumë të rralla dhe është vështirë t’i gjesh, për këtë arsye, fotografitë e tij ishin shumë të kërkuara.
Pamja e tyre e pazakontë vjen për shkak të një ndryshimi gjenetik në pigmentin e leshit të tyre, por nuk është albinizëm.
Sipas disa traditave skandinave, shikimi i një rene të bardhë konsiderohet një shenjë e fatit të mirë.
https://www.youtube.com/watch?v=0CJrrDPyrlU