Në nëntor të këtij viti shoqata “swissalbs” ndan përfundimisht për herë të parë një çmim për ndërmarrësit zviceranë-shqiptarë, pasi ky event ishte shtyrë disa herë për shkak të pandemisë, transmeton albinfo.ch.
Në këtë event do të performoj live Dren Abazi, këngëtar, kompozitor dhe producent nga Prishtina. Ai është themeluesi dhe drejtori i Orkestrës Zig Zag. Muzika e tij është një shkrirje e muzikës ballkanike, jazz, klezmer, ska dhe rock.
Vlen të theksohet se për pjesëmarrje në këtë ballo të ndërrmarrësve zviceranë-shqiptarë nevojitet një Certifikatë Covid e vlefshme. /Albinfo.ch
