Në Schinznach Dorf, në kantonin e Aargaut, një shofere ka përplasur makinën e saj me një shtyllë në cep të një ndërtese herët në mbrëmje të premten. Sipas policisë, gruaja 51-vjeçare ishte e dehur, transmeton albinfo.ch.
Gruaja po drejtonte makinën në Unterdorfstrasse pak pas orës q7:30, raportoi policia kantonale e Aargaut të shtunën. Në pjesën e drejtë të rrugës, ajo doli nga rruga dhe makina e saj u përplas me forcë me shtyllën, shkruansda.ch
Ajo duhej të dorëzonte patentën e saj pasi u përcoll në spital.
Shoferja pësoi lëndime të lehta, sipas raportimeve. Policia deklaroi se gruaja ishte gjetur “shumë e dehur”.
Policia ia konfiskoi patentën e 51-vjeçares ndërsa ajo ishte ende në spital. Mostrat e gjakut dhe të urinës iu morën asaj. Policia paraqiti një raport në zyrën e prokurorit publik dhe nisi një hetim mbi rrethanat e sakta të aksidentit.
Fillimisht, nuk ishte e qartë nëse ndërtesa ishte në rrezik shembjeje si pasojë e aksidentit, sipas një njoftimi për shtyp, përcjell albinfo.ch. Megjithatë, një inxhinier strukturor dha leje, tha policia. Ndërtesa nuk kishte nevojë të sigurohej.