Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti, do të raportojë në komisionin për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.
Raportimi nis në orën 10:00, në ndërtesën e Kuvendit dhe fokus pritet të jetë situata e sigurisë në veri të vendit, përcjell albinfo.ch.
Drejtori i AKI-së së fundmi ka qenë aktiv, duke takuar drejtues të institucioneve, përfshirë këtu edhe takimin e presidentes Vjosa Osmani, me partitë opozitare, ku edhe ka dhënë detaje për zhvillimet në veri të vendit.
Të dielën e 24 shtatorit në fshatin Banjskë të komunës së Zveçanit, Policia e Kosovës u sulmua nga një grup terrorist, i përbërë prej së paku 30 personave.
Nga kjo përballje mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, përcjell albinfo.ch.