Tre të pandehurit duhet të përgjigjen për shkak të akuzave për spiunazhë ekonomike dhe shkelje ndaj rregullores së sekretit bankar. Një zëdhënëse e Prokurorisë së Lartë të Cyrihut e vërtetoi ecurinë penale për median gjermane “Die Zeit”, njofton albinfo.ch.
Prapaskenat e padisë kanë ardhur si mosmarrëveshje mes bankës “J. Safra Sarasin” dhe një nga klientët e saj më të pasur, miliarderin gjerman Ervin Müller. Ai ka investuar në bankë, por sipas mendimeve të tij është këshilluar gabimisht. Avokati i tij Eckart Seith pranoi dokumente inkriminuese nga dy ish-punonjësit e bankës dhe i përdori për mosmarrëveshje ligjore. Në maj 2017 Gjykata e Ulm e akuzoi J. Safra Sarasin për pagesë prej 45 milion euro në drejtim të Müller. Për këtë është ftuar për sqarime banka. Megjithatë avokati Seith atëherë i kishte transferuar dokumentat drejt autoriteteve gjermane.
Rasti tani është marrë në hetime nga drejtësia zvicerane dhe sipas kulturores gjermane Die Zeit, rasti në fjalë mund të ketë konsekuenta politike.