Hit drama e BBC-së, Bodyguard, ka tërhequr audiencë të jashtëzakonshme në vend, derisa të dielën u transmetua episodi i fundit.
Në pesë minutat finalë, siç është njoftuar, audienca e kësaj serie arriti në 11 milionë shikues. Kështu, kjo seri është bërë më e shikuara deri më tash këtë vit.
Në fakt, seria është bërë njëra prej më të shikuarave në historinë e Britanisë. Asnjë dramë e BBC-së nuk kishte tërhequr më shumë shikues sesa Doctor Who, episodin e të cilit për natën e Krishtlindjes në vitin 2008 e kishin parë 11.7 milionë njerëz.
Sidoqoftë, sipas autoriteteve britanike, ngjarja më e shikuar deri tash në vend mbetet gjysmëfinalja e Kupës së Botës mes Anglisë dhe Kroacisë, e cila u pa nga mesatarisht 24.3 milionë njerëz. Në këtë shifër nuk janë përfshirë shikuesit që e kishin parë ndeshjen në ngjarje të organizuar në hapësira publike.