Borussia e Dortmundit duhet të shpejtojë nëse dëshiron t`i ketë shërbimet e Xherdan Shaqirit, sepse rivali i saj anglez Everton duket se e ka seriozisht me synimin për ta blerë xhuxhin magjik. Kështu tërheqin vërejtjen mediet gjermane, duke u thirrur në raportimet e medieve angleze.
Kështu “Daily Star” ka shkruar se Everton planifikon ta angazhojë Shaqirin në kuadrin e një ndërrimi me Interin e Milanit. Dhe, gjithnjë sipas gazetës angleze, Interi është i gatshëm të hyjë në këtë pazar.
Në fillim të javës që shkoi, gazeta gjermane “Bild” kishte shkruar se tashmë ishte negociuar korniza mbi transferimin e Xherdanit në Dortmund. Sipas kësaj korniz, futbollisti nga Zhegra e Gjilanit do të kalonte te Borussia për 15 milionë euro. Pretendime kishte edhe Schalke 04 por negociatat me të kanë përfunduar pa sukses.