Pretenduesi për të vendosur rekordin në not në tërë gjatësinë e lumit të Rajnës, gjithsej 1230 kilometra, zvicerani Ernst Bromeis ka hequr dorë nga sfida. Shëndeti i tij i dëmtuar nuk i lejon të vazhdojë projektin, ka njoftuar Schweiz Tourismus.
Moti tepër i ftohtë i ka marrë tërë energjinë e nevojshme për të notuar rajnën në gjatësinë e saj prej burimit në Graubünden të Zvicrës e deri në Roterdam të Holandës. Po kështu planifikimi i etapave të notit ka qenë më optimiste se realiteti.
Bromeis kishte filluar projektin e tij të Rajnës para dy javësh. Projekti ishte pjesë përbërëse e fushatës verore të Schweiz Tourismus me temën Uji.