Kryesuesi i Kuvendit Komunal në Zubin-Potok, Vedat Mehmeti, ka pranuar në email një kërkesë për inicim të peticionit për shkarkimin e kryetarit të kësaj komine, Izmir Zeqiri.
“Po kam pranuar në email kërkesën e nënshkruar nga tre qytetarë serbë, për inicimin e peticionit për shkarkimin e kryetarit të Komunës sipas Udhëzimit administrativ”, është shprehur Mehmeti për KOHËN.
Ai ka thënë se brenda 5 ditësh do ta shqyrtojë këtë kërkesë dhe do të njoftojë nëse do ta pranojë atë kërkesë.
Një kërkesë e tillë, të enjten fizikisht është dorëzuar në Komunën e Mitrovicës së Veriut, për shkarkimin e kryetarit Erden Atiq, përcjell albinfo.ch.