SVP (UDC) ka dorëzuar dje nënshkrimet e grumbulluara të “Inciiativës për familjen”. Kjo parti ka grumbulluar gjithsej 113 mijë nënshkrime.
Iniciativa e re kërkon që prindërit, të cilët kujdesen vetë për fëmijët e tyre të gëzojnë lirim nga tatimi njësoj sikur prindërit të cilët paguajnë dikë që të kujdeset për fëmijët e tyre.
Shkas për iniciativën ka qenë një ligj i miratuar nga parlamenti i Zvicrës i cili, prindërit që paguajnë dikë për t`u kujdesur për fëmijët e tyre, i autorizon që të tërheqin nga tatimi deri në 10 mijë ranga në vit. ky ligj, sipas SVP-së i diskriminon prindërit që kujdesen vetë për fëmijët e tyre.