Dorëheqja e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ende nuk është dorëzuar në Kuvend.
Këtë lajm e kanë bërë të ditur për TV21 shërbimet parlamentare maqedonase.
Ndërkaq, në anën tjetër, partnerët e koalicionit qeverisës deklaruan se nuk pajtohen me vendimin e Zaevit.
Kryeministri maqedonas dha dorëheqje pas humbjes që pësoi partia e tij në shumicën e komunave në zgjedhjet lokale.