Boksierja Donjeta Sadiku ka fituar medaljen e artë në turneun “Strandja” në Sofje të Bullgarisë.
Turneu “Strandja” është më i vjetri i boksit amator në Evropë, transmeton albinfo.ch.
Federata e Boksit e Kosovës ka bërë të ditur se në finale të kategorisë deri 60 kilogramë, Donjeta e mposhti boksieren nga Kazakistani, Rimma Volossenko teksa dominoi plotësisht për fitore 5:0.
