19-vjeçarja Donita Elshani është shpallur kampione e Zvicrës U21 në kategorinë -68 kg në sportin e karatesë. Ky kampionat është zhvilluar në Bazel, raporton “Klan Kosova”.
“Kampionati është mbajtur në Bazel, ku kam zhvilluar tri luftëra dhe jam shpallur kampione e Zvicrës”, përcjell albinfo.ch.
Vajza me prejardhje nga Suhareka tash e disa vite merret me këtë sport, kurse ka edhe shiritin e zi.
Veç tjerash ajo në qershor 2017, është e diplomuar që të jap mësim të karatesë, gjë të cilën e praktikon vazhdimisht.
“Ja kam nis me dhënë mësim kur e kam pasur shirin e kafe dhe kam diplomuar si mësuese e karatesë në qershor”, ka shtuar ajo.