Sot, policia e Kosovës ka njoftuar në bashkëpunim me zyrtarët doganorë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës është parandaluar një rast i kontrabandës me duhan (pako të cigareve), përcjell albinfo.ch.

Raporti tregon se nga 100 pako të cigareve janë gjetur në çantat e dy shtetaseve të Shqipërisë që udhëtonin përmes Prishtinës për në Londër.
“Dy udhëtare të gjinisë femërore shtetase të Shqipërisë, të cilat udhëtonin përmes Prishtinës në Londër, pasi kishin dorëzuar bagazhet (çantat) e tyre janë ndaluar për kontrolle nga zyrtarët kompetent, ku gjatë kontrollit në dy bagazhet (çantat) e tyre janë gjetur nga 100 shteka (pako) me cigare të llojit Malboro e kaltër”, thuhet në njoftim
Pasi që dy pasagjeret janë ndalur dhe te të njëjtat janë hasur në total 200 pako me cigare, të njëjtat janë dërguar në zyrën e doganës për veprime dhe procedura të mëtejme.
Raporti i plotë – https://www.facebook.com/photo.php?fbid=977618587911733&set=a.213313687675564&type=3&ref=embed_post