Donat Rrudhani ka debutuar në ndeshjen e sotme që u zhvillua mes Lausanne Ouchy dhe Lausanne, në kuadër të javës së 23-të të Superligës së Zvicrës.
Përballja u mbyll me barazim 1-1, pasi Ismael Gharbi, që është në huazim te Lausanne Ouchy, shënoi në minutën e 32-të për 1-0, teksa Donat Rrudhani e barazoi rezultatin disa minuta para se të mbyllej pjesa e dytë e ndeshjes.
Ky rast shënoi golin e parë të Rrudhanit me skuadrën e re, i cili kaloi te Lausanne nga Young Boys si huazim, transmeton albinfo.ch.
⚽️ 47’ 𝐃𝐎𝐍𝐀𝐓 𝐑𝐑𝐔𝐃𝐇𝐀𝐍𝐈𝐈𝐈𝐈𝐈𝐈𝐈 🤩
Pour son premier match avec le LS, notre nouvelle recrue égalise pour les bleu et blanc ! 🔥#AllezLausanne #SLOLS pic.twitter.com/dnA8NqnOZS
— FC Lausanne-Sport (@lausanne_sport) February 10, 2024