Donald Trump zhvilloi tubimin e parë të stilit elektoral që nga largimi nga Shtëpia e Bardhë, duke mbajtur një fjalim gjëmues përpara një audience që e adhuronte.
Ish-presidenti ka shtuar daljet teksa po afrojnë zgjedhjet e mesmandatit, që mbahen vitin e ardhshëm.
“Ne i fituam zgjedhjet dy herë dhe kemi shanse që t’i fitojmë ato për një herë të tretë. Kjo është e mundur”, u shpreh Trump.
Ish-presidenti, profili i të cilit është hequr nga platformat e rrjeteve sociale dhe që përballet me një seri sfidash ligjore, ka folur disa herë për rikandidim në vitin 2024, por në fjalimin 90-minutësh në Ohajo ai nuk e përmendi të ardhmen tij politike, edhe pse turma brohoriste parullën “Edhe 4 vjet të tjera!”./euronews